Ambasada amerikane në Tiranë e ka nisur ditën e sotme me një lajm të rëndësishëm dhe të bukur për qytetarët shkodranë.
Ambasada e SHBA njofton se një park që përdoren për aktivitete të paligjshme për substanca narkotike, është shndërruar në një hapësirë të bukur për komunitetin. Në profilin zyrtar në Facebook Ambasada e SHBA publikon foto të parkut, si ka qenë dhe si është bërë tani.
“Me mbështetjen e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës të Departamentit të Shtetit, Koalicioni Kundër Drogës në Shkodër dhe YËCA Albania shndërruan një park lokal i cili më parë përdorej për aktivitete të paligjshme për substance narkotike, në një hapësirë të bukur për komunitetin.
Shumë urime për koalicionin e Shkodrës mbi përpjekjet e tyre për të ndalur përdorimin e paligjshëm të drogës dhe për investimin e tyre në komunitet”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.