Aurela Hoxha është padyshim një nga vajzat më me stil në showbizz-in shqiptar.
Asaj gjithmonë i ka pëlqyer të eksperimentojë dhe ne e pamë duke shkëlqyer në festivalin e Kanës pak javë më parë.
Tashmë Aurela duket se ka nisur pushimet nga të cilat ka postuar së fundmi një foto e cila ka ngjallur debat.
Fansat e kanë pyetur Aurelën se çfarë i ka ndodhur me këmbën e majtë duke aluduar se ka përdorur photoshop.
Por nëse shihni me kujdes në fakt është vetëm pozicioni në të cilin Aurela ka bërë foton që duket sikur njëra këmbë është më e hollë se tjetra.
Aurela ka preferuar të mos japë asnjë koment mbi këtë.