INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i lidh viktimat e atentatit të Elbasanit me Rumaninë?! U bënë “shoshë” nga plumbat...

Çfarë i lidh viktimat e atentatit të Elbasanit me Rumaninë?! U bënë “shoshë” nga plumbat...

Publikuar më: 17:21 02-01-2019

Hetimet për atentatin me tre të vrarë mbrëmjen e së shtunës në Elbasan duket se do të shtrihen dhe në Rumani. Endrit Alibej, një person me precedentë të mëparshëm penalë, që njihej edhe me mbiemrin Dylgjeri e që jetonte në Holandë, dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri që ishte emigrant në Angli kanë biznese në Rumani.

Bizneset e tyre janë në një nga zonat më të mira të këtij shteti në Arges County, në zonën e Campulung Muscel.
Po ashtu dhe shtetasi turk Erdal Durunay, që dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Endritit në krimin e trafikut ndërkombëtar të drogës njihet si biznesmen në Rumani. Ai është administrator i një kompanie që merret me fibra sintetike.

Tre personat që mbetën të vrarë në Elbasan kishin mbërritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë.

Shënjestra e atentatit ka qenë Endrit Alibej, pasi bashkë me të vëllanë Andrea Alibej ishin drejtuesit e një grupi kriminal të goditur në vitin 2013 në Itali, ku u arrestuan 34 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ndërsa u sekuestrua kokainë me vlerë 10 milionë euro. Sipas raportimeve që u referohen burimeve të policisë, viktimat kishin qenë për darkë në një fshat të Peqinit dhe më pas ishin nisur drejt Elbasanit, ku edhe u ishte zënë pritë në hyrje të qytetit, pikërisht në zonën e metalurgjisë.

Edhe pse hetimet nuk kanë nxjerrë deri më tani asnjë të dhënë dhe vetë policia është treguar maksimalisht e rezervuar në dhënien e informacionit, burimet thonë se autorët mendohet se janë vrasës me pagesë, nisur nga dinamika e ngjarjes. Mbi trupin e Endrit Alibej (Dylgjeri) janë gjetur 18 plumba, ndërsa në trupin e shtetasit turk, u gjetën 7 plumba.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943