Vapa dhe lodhja e tepërt kanë bërë punën e tyre!
Ajo po punon shumë për projektin e saj më të ri, por diçka nuk ka shkuar siç duhet. Prezantuesja e njohur e ekranit shqiptar, Luana Vjollca ka përfunduar në spital gjatë ditës së sotme, ku duket se bukuroshja ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore.
Lajmin e ka bërë vetë Luana e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë foto ku tregon krahun e saj duke marrë serum dhe fytyrën e saj të lodhur.
Prezantuesja e Top Channel nuk ka dhënë më tepër detaje rreth shkakut që e çoi atë në urgjencë, po si duket e ka marrë situatën me sportivitet.