INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i tha Albi Nako konkurrentës që i madh e i vogël i dolën KUNDËR?!

Çfarë i tha Albi Nako konkurrentës që i madh e i vogël i dolën KUNDËR?!

Publikuar më: 10:35 25-01-2021

Ditën e djeshme në programin “Just Dance”, nën moderimin e Dojna Memës, ka konkurruar një grua 40-vjeçare. Ajo i ka habitur të gjithë me energjinë dhe lëvizjet e saj të kërcimit.

Koreografi dhe anëtari i jurisë, Albi Nako nuk e priti mirë perfomancën e saj. Ai i tha që për të do ishte më e përshtatshme nëse do martohej dhe do krijonte familje.

“Për mua është personazh tipik i atyre filmave “Planeti i majmunëve”. Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë”, tha Albi.

Ndërkohë konkurrentja i kthehet: “Ti më thua mua të martohem dhe të bëj fëmijë, po ti? Bëj siç them unë por mos bëj si bëj unë?”.

“Unë bëj fëmijë dhe 80-vjec po shih veten tënde”, iu përgjigj Albi.

Ky koment nga ana e tij ka nxitur një debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit e personazhet publike i janë kthyer kundër.

 “S’ka askush të drejtë të të ofendojë, le të jetë dhe 70 vjec tjetra. Trego respekt se je dhe profesionist”, “Të të ofendojë tjetri në këtë mënyrë…nuk je për atë karrige po cou ik në shtëpi”, “Zonja ka ardhur për konkurrim aty, jo për të dëgjuar ofendimet e jurisë”, “Duhet të vlerësohet për si kërceu, jo cfarë duhet të bëjë. Turp për këtë person”, “Ky koment seksist i tij e tregon mentalitetin shqiptar”, “Të rroftë fama që je aty, je për të gjykuar kërcimin dhe jo të gjykosh një femër! Turp, je dhe figurë publike”, janë vetëm disa nga komentet që po qarkullojnë në rrjete sociale.

 nuki.png

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875