Pasditen e të mërkurës nështëpinë e famshme u futën si “mysafirë” dy opinionistët e njohur, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Ata u ftuan nga banorët për darkë brenda shtëpisë dhe kaluan një kohë shumë të bukur.
Madje, ndan edhe informacione nga jeta jashtë që nuk shkaktonin probleme për lojën e banorëve, por sërish u bë nami në rrjet.
Në një moment, Arbri foli edhe për politikën duke thënë: “Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?”.
Por menjëherë ndërhyri Donaldi, që e ndërpreu duke thënë se këtë gjë e dinin.
“Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu”, tha ai, duke krijuar reagime nga banorët.