Prej kohësh e prisnim me padurim bashkëpunimin e motrave Istrefi dhe më në fund Nora dhe Era sollën "Nuk e di" së bashku me një videoklip mjaft origjinal dhe si asgjë tjetër nga ato që kemi parë deri më tani në klipet e këngëve shqiptare.
E teksa lajmi se Nora dhe Era do të vinin me këtë bashkëpunim kishte kohë që qarkullonte në media, mund të themi se ky klip mori një kohë të konsiderueshme derisa u publikua.
Sipas “Gazeta Express”, videoklipi i ka vonuar shumë, pasi është një realizim që ka kërkuar shumë kohë.
Videoklipi përfshin 8 skena, prej të cilave katër janë të Erës, një vetëm e Norës dhe në dy skena shfaqen bashkë, ku në të dyja shfaqen me gërshetët e bashkuar.
Me siguri dy këngëtareve u ka marrë kohë përzgjedhja e momenteve që do të shfaqeshin në klip.