INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë inati ka Dasara Karaiskaj me Noizyn? [FOTOVIDEO]

Çfarë inati ka Dasara Karaiskaj me Noizyn? [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 11:09 24-10-2016

Ende nuk dihet se çfarë e ka acaruar gazetaren Dasara Karaiskaj me reperin Noizy.

“I turpshëm , injorant, prepotent, arrogant, fyes”, këto janë fjalët me të cilat ajo e ka përshkruar 30 vjeçarin nisur nga një gjest i bërë prej tij në një nga clubet e Tiranës. Gjatë koncertit Noizy ka menduar që gjatë performancës së tij të festojë dhe ditëlindjet e të pranishmëve në lokal në një mënyrë mjaft të veçantë.

Reperi pyet fillmisht se kush kishte ditëlindjen dhe më pas ka nxjerrë nga çanta një tufë me dollarë, të cilat i ka hedhur në sallë. Të pranishmit kanë pohuar se  në çantë mund të kenë qenë më shumë se 1000 dollarë. “Meqë jemi midis Tirone”, ka thënë reperi  pak para se të niste interpretimin e këngës "Bow down".

Ky veprim i tij si duket e ka acaruar së tepërmi Dasarën e cila si vajzë e drejtpërdrejtë që është, nuk ka ngurruar që mendimet t’i hedhë në statusin e saj në Facebook:

“E tmerrshmja e Noyzi-t (se u frymëzova tashi) është që edhe gazetarët, nuk e përshkruajnë ashtu siç mendojnë realisht për të nëpër media.

Nga Noyzi kanë frikë të gjithë. Se ai nevrikoset kollaj dhe i trajton edhe më keq akoma nga ç'i trajton zakonisht.

Të dashur kolegë gazetar, nuk do ju japi njësoj intervistë Noyzi si ta shani, si jo. E ka mësuar mirë kush është çelësi i suksesit kur je një i pa aftë si ai”, përfundon Dasara. 

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873