INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Çfarë janë Madonna dhe Maluma para 1-shave të Shqipërisë?' Motrat Koçi nxjerrin sheshit të palarat e blerjes së klikimeve nga kolegët e tyre [FOTO]

'Çfarë janë Madonna dhe Maluma para 1-shave të Shqipërisë?' Motrat Koçi nxjerrin sheshit të palarat e blerjes së klikimeve nga kolegët e tyre [FOTO]

Publikuar më: 19:24 25-04-2019

Blerja e klikimeve nga disa prej këngëtarëve shqiptarë është kthyer tashmë në një prej fenomeneve më të përfolur në showbizz-in shqiptar.

Edhe pse asnjëherë nuk përmenden emra konkretë, vetë artistët midis tyre akuzojnë se ky fenomen është mjaft i përhapur dhe shpesh krahasimet bëhen dhe me këngëtarët e huaj të cilët nuk i arrijnë klikimet e këngëtarëve shqiptarë.

Kështu ka ndodhur dhe me motrat Greta dhe Eni Koçi.

Fillimisht ka qenë Eni ajo e cila ka thumbuar keq kolegët e saj përmes një postimi në Insta Story: “3 milion për 24 orë. Madonna dhe Maluma, po çfarë janë Maluma dhe Madonna përpara 1-shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapen për një orë!”

Eni nuk ka përmendur emra konkretë, edhe pse duket se i ka pasur disa personazhe të njohur në kokë, por nuk ka dashur që t’i bëjë publikë.

Mirëpo pas kësaj, ka reaguar edhe më ashpër motra e Enit, Greta Koçi, edhe ajo, përmes një postimi në Insta Story: “Shikojeni se ç’bëhet. Dy nga emrat më me influencë në botë kapin 3 milion klikime për 1 ditë. Në Shqipëri 3 milion i kapin për 1 orë. Duhet t’i mësojmë këtë Madonna-n dhe Maluma-n se si blihen klikimet fallco se po më vjen gjynah shumë!”

dsgbsdrhbt.jpg

e3rgve.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559