INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka dashur të thotë deputeti? CV-ja që komentohet shumë në mediat sociale

Çfarë ka dashur të thotë deputeti? CV-ja që komentohet shumë në mediat sociale

Publikuar më: 15:34 11-09-2019

Është komentuar shumë cilësia e deputetëve të Parlamentit, sidomos grupi që zëvendësuan ish-deputetët demokratë dhe të LSI-së. Duket se për ti njohur ata nuk ka nevojë as ti dëgjosh teksa flasin në foltoren e Parlamentit. Mjafton të lexosh jetëshkrimin e tyre ose CV.  Së fundmi në median online po qarkullon një CV deputeti, emri i të cilit nuk është zbuluar. Deputeti në fjalë i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Te eksperiencat në punë, deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit. As institucionet ku ka punuar dhe as periudha.
Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

cv_qesharake.png

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551