Ndonëse këto ditë mund të themi se ka ardhur vërtet dimri, për shkak të temperaturave të ulëta, duket se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak te mjaft vajza të showbizz-it.
Madje mund të themi se ka ende nga ato që postojnë foto nga vera me bikini.
E megjithatë ka qenë Françeska Jaçe e cila ka ‘sfiduar’ me të vërtetë të ftohtin këto ditë.
Franci ka publikuar në profilin e saj një fotografi, ku në këto net të ftohta dimri ajo shfaqet e veshur vetëm një bluzë “Large size”, me një dekolte të hapur, e cila tregon se poshtë saj nuk ka veshur sutjena.
Ndërkohë që në pjesën e poshtme, bluza e gjatë nuk la lejon të shikojmë nëse ka veshur të brendshme. Pamjet e publikuara nga Françeska janë vërtetë të nxehta dhe tejet tunduese.
Ajo që nuk po arrijmë dot të kuptojmë është nëse ka ftohtë apo vapë.