Një koment i Eva Muratit dhe përgjigja që mori nga Can Yaman bëri xhiron e mediave pak ditë më parë. Moderatorja simpatike komentoi në profilin e aktorit me origjinë shqiptare dhe ai ja ktheu me figurën e një ylli.
Kjo gjë i habiti të gjithë fansat e të dyve dhe të gjithë u bëmë kuriozë të mësonim se si janë njohur. Ndaj ndjekësit kanë shfrytëzuar rastin nga një bisedë virtuale që Eva ka zhvilluar me ta për të zbuluar diçka më shumë. Por moderatorja duket se është shumë hermetike për këtë çështje dhe nuk ka ndërmend të tregojë gjë, të paktën për momentin.
“A ke folur me Canin? Na trego aman se plasëm” e ka pyetur dikush Evën.
“Ky është një sekret që nuk do e tregojë kurrë. E di që më doni”, është përgjigjur moderatorja, duke i lënë fansat të vazhdojnë të aludojnë për raportin e saj me aktorin e famshëm.
Ndoshta ata mund të jenë njohur në rrjete sociale, ose ndoshta përgjigja e Canit do të ketë qenë e rastësishme, sepse ky i fundit nuk e ndjek moderatoren në Instagram. Të gjithë jemi konfuzë, ndaj na duhet të presim derisa Eva të vendosë të flasë.