INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka Lady Gaga më shumë?!

Çfarë ka Lady Gaga më shumë?!

Publikuar më: 14:57 06-02-2017

Reflektim

Të nisësh ditën duke parë performancën e Lady Gaga-s e cila çel eventin Super Bowl të krijon dy ndjesi, të dyja me pikëçuditëse në fund:

1. Çfarë produksioni që vetëm një superfuqi si USA di të bëjë!

2. Sa keq që marrim edhe guximin të krahasohemi me ta!

E para nis me yllin Lady Gaga që përveçse këndon Live, bën edhe akrobaci me litarë e zbritje nga lart. Asnjë stonim si në të kënduar ashtu edhe në koreografi, për divën që ishte ndër të parat që ngriti zërin kundër Trump. Të kishte qene tek ne sdo e shihte më skenen me sy e performanca do I ishte bojkotuar me kohë, po nesje…

Ndalemi tek elementët e tjerë (puna në skuader), se duhet të pranojmë që po të mos ishin të gjithë në vend, as Lady Gaga nuk do kishte shkëlqimin që pati; ndriçimi dhe skenografia e jashtëzakonshme (kushedi sa janë paguar ata të rinjtë që me drita dore krijonin figura nga me të ndryshmet dhe të kujtonin parakalimet për 1 Maj para xhaxhit Enver), koregorafia preçize dhe avangard, kostumografia që kushedi sa shumë është shpenzuar për t’ja përshtatur në perfeksion të gjithë balerinëve sipas përmasave trupore, audio dhe çdo detaj I fshehur pas kamerave po ashtu në perfeksion, më bëri t’I hyj një kërkimi kurioz se sa mund të kushtonte kjo performancë hapëse në Super Bowl. 

Mos u habisni kur të lexoni që Lady Gaga ka fituar 0 dollarë nga performanca, pasi kjo konsiderohet si reklama më e madhe që mund t’I bëhet një artisti në karrieren e tij. Të performosh para 100 milion ndjekesve është piku I karrieres së artistëve.

Sa I takon kostos së të gjithë show-t, ajo varion nga qindra mijëra deri ne 10 milion dollarë që ka maksimalen.

Aspak për t’u çuditur kur vetëm një reklamë 30 sekonda kushton 5 milion dollarë. Ky në fakt është rekordi I paguar në vitin 2016. E pabesueshme por I bie që një sekondë reklamë në Super Bowl të kushtojë mbi 166 mijë dollarë.

Ndalemi pak në pikën numër dy: Sa keq që marrim edhe guximin të krahasohemi me ta!

Në fakt këtu duhet të ishte vazhduar fjalia me: …nëpër spektaklet tona mediokre, por kur pamë numrat e ndjekësve e për me tepër shifrat e pagesave për spotet publicitare, menduam që ta hiqnim këtë pjese madje t’ja hiqnim edhe pikëçuditësen fjalisë duke e kthyer në pohim: Turp që marrim guximin të krahasohemi me Amerikën.

Article Logic
Execution time: 0.0023179054260254