Që në fillimin e edicionit të 5-të të “Dance With Me”, Kledi Kadiu ka qenë në juri ku ka vlerësuar performancat e personazheve të famshëm. Mirëpo mbrëmjen e sotme ai ka munguar pasi ndodhet në Vatikan si pjesë e delegacionit të 200 shqiptarëve që do të përkujtojnë heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Por kush e zëvendësoi? Pikërisht aktori i njohur Bes Kallaku.
Menjëherë sapo mbërriti në studio, ai falenderoi stafin për ftesën si dhe iu drejtua dy vajzave të jetës së tij nga ekrani: “Ju dua, Xhensila dhe Ajka”
Gjithashtu, pjesë e jurisë këtë mbrëmje është edhe moderatorja Anjeza Maja, e cila kishte dëmtuar këmbën gjatë provave.