INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur?! Aleksia Peleshi flet për ndarjen nga Romeo Veshaj: Jeta ime nuk…

Çfarë ka ndodhur?! Aleksia Peleshi flet për ndarjen nga Romeo Veshaj: Jeta ime nuk…

Publikuar më: 16:31 09-03-2022

Së fundmi kudo në media është përfolur se vajza e Niko Peleshit, Aleksia, i ka dhënë fund romancës së saj me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshajn. Kjo pasi dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale. Aleksia ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku është shprehur se do kishte dashur të mos e kishte bërë publike lidhjen e saj. “Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë”, ka thënë ajo.

Më tej, Aulona e ka pyetur se përse ajo dhe Romeo nuk ndiqen më në Instagram.

“Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasi”, është përgjigjur ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836