Ka patur një arsye pse Enca nuk ka qenë aktive në rrjete sociale kohët e fundit. Këngëtarja ka bërë të ditur sot përmes një postimi në Instagram se ka thyer këmbën dhe është bërë operacion. Enca ka postuar disa foto ku shfaqet me paterica në ambientet e shtëpisë teksa shkruan se edhe këtë sfidë e kaloi me sukses.
"Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona. 1 thyerje kembe dhe 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca. Mirënjohëse dhe e bekuar për jetën time dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem", shkruan Enca.
Këngëtarja nuk e ka bërë të ditur si ka ndodhur incidenti.