INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur?? Këngëtarja me origjinë shqiptare bën një super gafë dhe zhgënjen fansat në mbarë botën!

Çfarë ka ndodhur?? Këngëtarja me origjinë shqiptare bën një super gafë dhe zhgënjen fansat në mbarë botën!

Publikuar më: 17:44 27-05-2018

Pop starja Dua Lipa ka fituar famë mbarëbotërore në industrinë muzikore dhe tashmë ka hedhur sytë në botën e modës me lançimin e koleksionit të saj të parë.

Këngëtarja e hitit “One Kiss” ka thënë se po bashkëpunon më një nën-markë të H&M për një linjë e cila do të dalë në treg këtë vjeshtë.

Gjithësesi, duket sikur jo të gjithë janë të kënaqur me këtë koleksion pasi nuk është gjithëpërfshirës kur vjen puna te masat e rrobave.

Dua Lipa e bëri njoftimin e linjës së re në Twitter dhe u shpreh se mezi prite t’a ndante me fansat punën e saj.

Fansat e gëzuar gëluan në profilin e këngëtares me pyetje për koleksionin e ri, ku disa prej tyre pyesnin nëse rrobat do të ishin uniseks dhe nëse do të përfshinin masa të mëdha.

Këngëtarja u përgjigj: “Po, ajo që kam dashur të bëja me këtë koleksion është të ishte universal dhe i aksesueshëm për të gjithë” dhe në një post tjetër që tashmë është fshirë kishte shkruar, “Shkon deri në masën 16 UK”.

Megjithëse Dua u shpreh se dontë që rrobat të ishin të “aksesueshme”, shumë fansa u treguan të shpejtë për të vënë në dukje që masat arrijnë deri në 16 – masa mesatare e rrobave në Mbretërinë e Bashkuar (deri në masën L) – dhe nuk janë aspak gjithpërfshirëse.

Fansat janë treguar shumë të ashpër me këngëtaren dhe kanë bërë postime të shumta në Twitter.

Ata i kanë shkruar gjëra të tipit: “je e famshme për më pak se një vit dhe je kaq larg me realitetin, a se sheh ç’bëhët vërdallë? Linja jote nuk është e aksesueshme për pjesën më të madhe të botës”, “Dua të duam por linja jotë s’është aspak gjithëpërfshirëse, ka dhe njerëz të shëndoshë në botë”, ”Të mos bësh masa për njerëzit e shëndoshë është çdo gjë përveçse gjithëpërfshirëse”, “Me këtë që ke bërë në humbje do të dalësh ti”, etj.

Dua ende nuk është shprehur publikisht për këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285