INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur me çiftin Bruno-Ana? Ish-konkurrenti habit me deklaratën

Çfarë ka ndodhur me çiftin Bruno-Ana? Ish-konkurrenti habit me deklaratën

Publikuar më: 20:36 03-05-2022

I ftuar në “Natën me Aulonën, Bruno Shemsho ka folur shumë sinqerisht për jetën e tij dhe rrugëtimin brenda PërPuthen i cili duhet thënë ishte plot ulje-ngritje.

Në rubrikën “Hajde flasim” Bruno ishte pa Anën, por foli për marrëdhënien me të duke përfshirë këtu edhe vështirësitë apo peripecitë që kalon lidhja e tyre pas daljes nga programi, sepse sigurisht pjesën e bukur mund ta shohim të gjithë.

“Të ardhmen e mendoj ta ndaj me Anën por jam pak skeptik këto ditët e fundit,” – u shpreh ai, por sigurisht detajet do t’i mësojmë kur të transmetohet emisioni. Nga promoja mësuam vetëm kaq.

“Unë vendosa të dal çift jo vetëm me ndjesi por dhe me logjikë më shumë,” – shtoi ai duke na lënë hapësirë për të interpretuar, por sidoqoftë ne presim “Natën me Aulonën” për të dëgjuar bisedën e plotë dhe të vërtetën pa dorashka që Bruno vendosi ta ndajë me publikun.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022017955780029