INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur me ''nuse'' Tean pas ''skandalit''?! Andi jep përgjigjen e papritur!

Çfarë ka ndodhur me ''nuse'' Tean pas ''skandalit''?! Andi jep përgjigjen e papritur!

Publikuar më: 22:37 21-03-2021

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, i ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”. Sot u diskutua tema “a mund të ruhet miqësia pas një ndarje?”. Ai u shpreh fillimisht se kjo është një temë mjaft delikate.

“Kjo është një temë mjaft delikate, ku është ajo pjesa ku thuhet do ngelim miq, do dalim për dreka e darka e për kafe, e realiteti është se personi i fundit në botë që do ti bie telefonit, do ishte ai person që ke patur në krah”, shtoi Andi.

Ai u shpreh se nëse ndahesh mirë me dikë, normalisht kur e shikon në rrugë e përshëndet. I pyetur se çfarë nënkupton me “ndarjen mirë”, ai Shehi tha: “Vjen një fazë bëhet bajatet, mbaron. Edhe ato që janë të martuar për vite, nuk i mban dashuria. Unë mendoj se dashuria mbaron, i mban tjetër gjë bashkë”.

Më pas e ngacmojnë edhe në lidhje me Tean, me të cilën doli i përputhur nga programi, por më pas u zbuluan disa të vërteta të tjera. Ai tha se kanë mbetur miq, dhe se flasin.

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432