INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur me të?! Me bast që s’do e njihni “Hyrremin” në fotot e fundit! [FOTO]

Çfarë ka ndodhur me të?! Me bast që s’do e njihni “Hyrremin” në fotot e fundit! [FOTO]

Publikuar më: 12:37 20-05-2020

Aktorja Meryem Uzerli ka marrë shumë famë në vendin tonë me rolin e saj në serialin historik “Sulltani i madhërishëm”. Ky prodhim i suksesshëm vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite e të transmetohet në shumë vende të botës. Meryem Uzerli, 36 vjeç prej vitesh ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj. Aktorja është akuzuar edhe për operacione plastike në fytyë të cilat i ka pranuar edhe vetë. Por me ndryshimin e fundit në look, ajo i ka habitur fansat.

Meryem ka publikuar një kolazh fotosh nga seti i ri fotografik ku shfaqet më ndryshe se çdo herë tjetër. Aktorja shfaqet më e dobësuar, me flokët e shkurtër, brune dhe nuk njihet aspak. Gjithashtu edhe stili i veshjeve të saj ka rënë shumë në sy dhe është komentuar. Meryem shfaqet e veshur ekstravagante e madje në njërën prej fotove ka guxuar duke veshur vetëm një bluzë të bardhë me të zezë dhe me një rrip, por pa pantallona ose fund në pjesën e poshtme, shkruan revistawho. Aktorja ka marrë komente pozitive, por edhe kritika nga fansat të cilët e ndjekin me çdo postim që ajo publikon në rrjete sociale. 

ffe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154