Përdoruesit e rrjeteve sociale shtohen çdo ditë e më shumë, por këtë gjë nuk e bën një ndër reperat më të mirë në botë. Bëhet fjalë për Kanye Ëest i cili është “zhdukur” tërësisht duke mbyllur llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.
Fansat vunë re të shtunën pasdite se reperi 41-vjeçar fshiu llogaritë e tij në Instagram e Tëitter pa asnjë paralajmërim ose njoftim. Kanye mori shumë reagime gjatë javës së kaluar në internet pasi shprehu mbështetje për Presidentin Amerikan, Donald Trump. Kjo nuk është hera e parë që reperi bëri një gjë të tillë, megjithatë shpresojmë që shumë shpejtë do të rikthehet.