Fansat e tij, e kuptojnë çdo ditë mungesën pasi e ndjekin vazhdimisht aktivitetin e Flori Mumajesit të paktën “online” dhe tashmë e kanë kuptuar që u bë kohë që kompozitori nuk është më aktiv.
Por edhe të tjerët, teksa ndjekin dhe shohin artistët shqiptarë të angazhuar me koncerte dhe gjithë mundësitë që të jep vera për të qenë sa më pranë publikut, me siguri kanë pyetur veten: “Ku është dhe çfarë po bën Flori Mumajesi, përse është “zhdukur”?”
Për të qenë të saktë, postimi i tij i fundit në Instagram është bërë në 6 prill dhe që prej asaj kohe, Mumajesi nuk ka postuar as në Story.
Ai gjithashtu nuk është shfaqur as në koncertet e zhvilluara nga grupi i tij ku bëjnë pjesë Bruno, Mir Vatha dhe Klajdi Haruni.
Mirëpo, kolegët nuk e kanë harruar kontributin e paçmueshëm që Flori ka dhënë në muzikën shqiptare dhe një nga këta është edhe Stresi.
Në “InstaStory-n” e tij ditën e sotme, reperi i është drejtuar artistit me fjalët më të bukura pë rmbështetjen që i ka dhënë:
“Ishe ti që më dhurojë buzëqeshje të përhershme..... Çelësi i suksesit tani po heci vet por pa harruar se kush më ndihmoi... Miss u (më mungon)”