Mos ndoshta ka xhelozi mes tyre? Çfare kanë me gjininë femërore këto 5 këngëtare shqiptare?
Këto 5 këngëtare janë shumë të suksesshme dhe vërtet pëlqehen nga publiku. Energjike dhe shpesh herë “shpërthyese” me performancat e tyre. Por ajo që vihet re tek këto 5 vajza të njohura të showbiz-it shqiptar janë bashkëpuntoret e tyre, ata janë vetëm meshkuj dhe nuk kanë asnjë duet me këngëtaret femra të estradës. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasa në IN Tv foli për këto 5 këngëtare të cilat nuk kanë asnjë bashkëpunim me ndonjë nga koleget e tyre, shkruan intv.al
1) Aurela Gace, një këngëtare gjithmonë e vlerësuar për vokalin e saj dhe ndër të paktat artiste të cilat e meritojnë këtë titull, Aurela mesa duket deri me tani nuk ka asnjë bashkëpunim me këngëtare te tjera, por vetëm bashkëpuntore meshkuj dhe shumë këngë solo me të cilat ja ka dalë edhe të dalë fituese.
2) Leonora Jakupi cilësohet si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila pëlqehet shumë nga të gjithë shqiptarët. Çudi por edhe Leonra nuk ka asnjë bashkëpunim me këngëtare femra vetëm ndërsa me meshkuj po, si ajo e fundit me Gold Ag vitin e kaluar.
3) Elvana Gjata - "Love me" apo "Njësoj" janë dy nga këngët solo të këngëtares dhe shumë të pëlqyera. Por ajo që vihet re është se Elvana deri më tani në gjithë këto vite akoma nuk ka një bashkëpunim me koleget e saja.
4) Samanta Karavello - Ka kohë që është pjesë e skenës shqiptare që e vogël dhe deri tani, Samanta ka marrë duartrokitje të publikut, por ajo që vihet re edhe tek Samanta është se ajo nuk ka asnjë këngë në koleget e saja por ato me koleget meshkuj janë të shumë.
5) Genta Ismajli - Cilësohet si një ndër këngëtaret të cilat perveç se këndojnë shumë mirë, ato kanë edhe një te mire pasi ndezin edhe atmosferen në çdo vend. Habi por dhe Genta nuk ka asnjë bashkëpunim./intv.al/