Nuk e kishim menduar kurrë se aktorja shqiptare dhe presidenti i SHBA-së do të ndanin kaq shumë të përbashkëta.
Artistja e njohur ka postuar në Instagramin e saj një foto ku ve në pah disa karakteristika që vetëm ajo dhe Trump i kanë njësoj. Ata janë të fiksuar pas pasqyrave dhe kanë të njëjtën ngjyrë flokësh. Të paktën kështu ka shkruar ajo poshtë fotos. Megjithatë duhet të pranojë se ngjyra e flokëve të Trump është pak më në portokalli. Diçka tjetër që Olta dhe Donald kanë të përbashkët është edhe qëndrimi para pasqyrës. Përpos këtyre aktorja 30-vjeçare ngelet shumë herë më e bukur se ai!