INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kërkojnë meshkujt të dëgjojnë nga një femër në takimin e parë

Çfarë kërkojnë meshkujt të dëgjojnë nga një femër në takimin e parë

Publikuar më: 12:55 11-05-2017

Nëse po pregatitesh për të dalë për herë të parë me një mashkull që të pëlqen, ki parasysh se meshkujt, njësoj si ne femrat, kanë dëshirë të pyeten për disa gjëra të caktuara për të cilat do të përgjigjeshin me shumë kënaqësi.

Më poshtë po i listojmë:

1. Pyete si e shikon ai veten pas 5 vitesh: Meshkujve ju pëlqen të tregohen të fortë e të suksesshëm dhe nëse ti i bën atij një pyetje të tillë, atëherë ai me kënaqësi do të të flasë për objektivat dhe ëndrrat e veta.

2. Pyete se çfarë akti heroik do të ishte i gatshëm të bënte ai në jetë: Meshkujt duan të tregohen gjithnjë me shumë kurajo dhe trimëri dhe fantazia e tij nuk ka frena kur bëhet fjalë për raste të tilla, aq më tepër nëse ai do të bëjë përshytpje të mirë tek ty në takimin e parë.

3. Pyete se si duhet të jetë për të takimi ideal: Një pyetje e tillë do të të ndihmojë që të krijoni bashkarisht planet për takimin e rradhës dhe nga ana tjetër ti po i kushton vëmëndje mendimit të tij, çka çdo mashkull do ta vlerësonte.

4. Pyete se çfarë ushqimi i pëlqen më shumë dhe çfarë nuk do të hante kurrë: Meshkujt në përgjithësi e kanë pikë të dobët ushqimin dhe të jesh e sigurit se kësaj pyetjeje ai do ti përgjigjej me shumë kënaqësi.

5. Pyete me humor nëse edhe ai ka kaq shumë emocione si ti në këtë takim: Dihet se në takimin e parë çdokush ka emocione, madje edhe meshkujt. Prandaj duke i bërë një pyetje të tillë, ti po tregohesh e sinqertë duke e ftuar edhe atë me humor të jetë i sinqertë me ty.

6. Pyete se cila është anekdota e tij e preferuar: Me këtë rast edhe do të kuptosh sensin e tij të humorit, por edhe ai do të jetë i gatshëm të përgjigjet pasi meshkujt dinë me qindra anekdota dhe janë gjithnjë gati për ti treguar.

7. Pyete (kjo është shaka) nëse ai dëshion të bëjë seks me ty: Sigurisht që kjo mund të jetë pyetja e parë që ai do të donte me të vërtetë të dëgjonte nga ty…Por më mirë mbaje për vete këtë pyetje pasi ti e di ndërkohë përgjigjien.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596