INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kërkon Justin Bieber në një sallon pedikyri? [FOTO]

Çfarë kërkon Justin Bieber në një sallon pedikyri? [FOTO]

Publikuar më: 15:24 08-06-2016

Përtej rregullimit të thonjve, artisti kanadez ishte në shoqërinë e një njeriu shumë të veçantë.

Në fakt duket se Justin po forconte lidhjen me mamanë e tij Pattie Mallette, duke kaluar kështu pak kohë cilësore nënë e bir. Në më shumë se një rast ai ka bërë të ditur se ndërmjet dy prindërve, këngëtari 22 vjeçar është më i afërt me babanë e tij, por tashmë po përpiqet të rifitojë kohën e humbur. Ishte vetë Justin që e postoi foton në Snapchatin e tij, ku shfaqet duke u argëtuar me mamanë, ndërkohë që të dy duken shumë të relaksuar. Pas problemeve të shumta, të paktën duket se po ndërmerr hapat e duhur në jetë, pikë së pari të rregullojë punët me familjen. Të tjerat pastaj...kush e di.

Article Logic
Execution time: 0.004021167755127