INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kuptimi ka kur shikoni të njëjtin numër në vende të ndryshme?

Çfarë kuptimi ka kur shikoni të njëjtin numër në vende të ndryshme?

Publikuar më: 12:05 29-05-2017

Të gjithëve na ka ndodhur të zgjohemi fiks në orën 11:11 të natës dhe kemi pyetur veten dhe të tjerët se ç’do të thotë.

E ndërsa ka skeptikë që thonë se është thjesht rastësi, po ju themi se ka një shkencë të tërë pas rastësisë, dhe është shumë e bindur se asgjë nuk ndodh kot.
Ngjan e frikshme apo jo: sipas numerologjisë, numrat janë sinjale që na dërgojnë shpirtrat nga lart.

 

Ndonëse si bazë studiohen numrat e përsëritur 3 herë, kini parasysh se sa më shumë herë të përsëritet një numër, aq më e fuqishme është domethënia e tij.

000

Tre zero ose më shumë në resht simbolizon vazhdimësinë dhe pafundësinë. Kjo do të thotë se nuk ka kufij për ju dhe se jeni në prag të një fillimi të ri. Nëse shikoni 3 zero në mes të një dite të tmerrshme, është thjesht për t’ju kujtuar se mund t’ia nisni nga fillimi në çdo orë. Është pra, si t’ia nisësh nga zero.

111

Tre 1-shat simbolizojnë fuqinë që kanë mendimet tek realiteti dhe tregon se ato po manifestohen në të tashmen. Është një mesazh, që ju duhet të fokusoheni tek mendimet, ndjenjat dhe emocionet pozitive, sepse në atë moment dhe kurdoherë, je ti që po e krijon botën ku jeton. Tre 1-shat simbolizojnë hapat e parë drejt krijimit të këtij realiteti.

222

Të shikosh 3 ose më shumë 2-sha është për të të kujtuar se je aty ku duhet të jesh, dhe se gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Edhe pse mund të mos jesh i kënaqur me jetën tënde, stresi po të çon në fakt, drejt diçkaje më të mirë.

333

Çfarëdo të jesh duke bërë në jetë, ata që kanë kaluar në jetën tënde po të mbështesin dhe po të mbrojnë. Siç edhe njihet, tre 3-sha rresht simbolizojnë praninë e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, si edhe udhëheqësve të tjerë shpirtërorë nga bota e përtejme.

444

Nëse shikoni tre 4-a bashkë, ato janë aty për t’ju kujtuar se duhet të vazhdoni të punoni fort, të vazhdoni të këmbëngulni. 444 është simbol i mençurisë që vjen nga zemra. Nëse keni marrë një vendim duke ndjekur zemrën dhe jeni në dyshime për atë çfarë po bëni me jetën tuaj, këto numra ju sigurojnë se duhet të vazhdoni kështu.

555

Po vjen një ndryshim dhe do ta shikoni shumë shpejt. Është shumë e rëndësishme të ruani qëndrueshmërinë dhe pozitivitetin përpara kësaj energjie të re. Mendojeni veten si të jeni në një karusel: nëse keni hipur, e vetmja gjë që mund të bëni është të hapni krahët, të ulërisni dhe të bëni foto.

666

Ka shumë keqkuptim lidhur me tre 6-at e famshme, por në fakt ky simbol ju ndihmon shumë. Është në fakt, një mënyrë për t’ju kujtuar se duhet të vini vlerat morale dhe shpirtërore përpara atyre materiale. Nëse e shikoni këtë numër, kushtojuni vëmendje mendimeve tuaja. A janë mendimet në një vijë me parimet tuaja? Nëse jo, ndaloni dhe rimendojeni gjithçka siç e besoni vërtet.

777

Tre 7-at janë një përqafim i ngrohtë nga universi! Gjithashtu, një kujtesë për ju, se duhet ta lëshoni veten dhe të reshtni së kontrolluari gjithçka. Ka disa pyetje që tani do të mbeten pa përgjigje kështu që ndërkohë, duhet të mësoni të jetoni çdo pyetje dhe të besoni se nuk jeni pa mbështetje në rrugëtimin tuaj. Jeni në rrugën e duhur.

888

Tre 8-at është simbol i një gjendjeje të lartë shpirtërore, që po tërheq rreth jush të gjitha dëshirat tuaja materiale, që nga paratë tek mundësitë që u duhen. 888 është një numër që ju rikujton se nëse po jetoni sipas dëshirave dhe ndjenjave tuaja, mund të keni gjithçka kërkoni.

999

Kur shikon tre 9-a bashkë, do të thotë se një kapitull i jetën suaj po mbyllet. Mund të keni përjetuar një periudhë intensive shndërrimesh, nga e cila po mësoni shumë, dhe tani është koha për ta lënë pas. Jeni gati për një kapitull të ri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549