INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë lëmshi për mbijetesën!

Çfarë lëmshi për mbijetesën!

Publikuar më: 13:31 12-05-2017

Barazimi që mori Laçi dje në kryeqytet me Partizanin i ka prishur të gjitha llogaritë për mbijetesën, duke e bërë garën tepër intriguese.

Nëse ka pasur ndonjë ditë që Tirana bënte tifozllëk për Partizanin ishte ajo e djeshmja, por të kuqtë u ndalën në minutën e fundit nga shtylla dhe tashmë bardheblutë janë në presion të madh.

Nga ana tjetër Laçi do kërkojë të shfrytëzojë ndeshjet brenda me Vllazninë dhe Teutën, ndërkohë që ka edhe një transfertë me Flamurtarin, edhe ky ekip që do tentojë të sigurojë mbijetesën sa më parë, duke pasur tre pikë thuajse të sigurta në javën e fundit me Korabin, por më parë duhet të ndeshet të hënën me Partizanin, ndërsa finalen e ka me kurbinasit.

Teuta gjithashtu do japë gjithçka fillimisht në Gjirokastër me vendasit dhe më pas do presë Vllazninë, për ta mbyllur në fund me Laçin.

JAVA 34
Laçi – Vllaznia
Luftëtari – Teuta
Skënderbeu – Tirana
Flamurtari – Partizani

JAVA 35
Flamurtari – Laçi
Teuta – Vllaznia
Tirana – Luftëtari

JAVA 36
Vllaznia – Tirana
Korabi – Flamurtari
Laçi – Teuta

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917