Iriada Shahollari, e njohur thjesht si Ada, konkurrentja e “Për’puthen nga qyteti i Skraparit, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj në programin e dashurisë, për shkak të pamjes së saj. Ada e ka pranuar dhe vetë se ka bërë ndërhyrje estetik, madje vetë ajo punon si infermiere esteiste, dhe kjo ka nxitur reagime të shumta në mediat sociale.
Pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”, tashmë kanë nisur të hapen edhe dyert e para për Adën. Kështu, ajo do marrë pjesë në klipin e këngës së re të reperit MatoLale. Fillimisht, kur në rrjet u publikuan disa foto të dyshes pati aludime se çfarë po ndodhte mes tyre. Por, dyshja ka konfirmuar se bëhet fjalë për një këngë. Deri tani nuk ka ende një datë publikimi, teksa në trjetet sociale po qarkullojnë disa video nga prapaskenat.