INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë llupse! Katy Perry lë nam në emisionin live duke ngrënë...[VIDEO]

Çfarë llupse! Katy Perry lë nam në emisionin live duke ngrënë...[VIDEO]

Publikuar më: 14:53 31-03-2018

Së fundmi Katy Perry është kthyer në qendër të vëmendjes së publikut dhe kjo për faktin se gjatë një puntate të emisionit "American Idol" duke kërcyer me një konkurrente, Katy u rrëzuar në skenë.

Nuk mbarron me kaq dhe sikur të mos mjaftonte ky episod jo i këndëshëm, Katy Perry është bërë përsëri objekt të qeshurash dhe talljesh dhe këtë herë në Japoni.

Këngëtarja ka treguar gjatë emisionit “Sukkiri” të enjten dashurinë e madhe që ka për të konsumuar kotoletat e pulës.

Në videon e mëposhtme Katy shihet ti hajë me kënaqësi kotoletat por gjatë shijimit të tyre duket se ka rastisur në një moment vërtet të sikletshëm pasi goja i është mbushur plotë dhe këngëtarja është stepur duke nxjerrë nga goja gjithë ushqimin që po konsumonte.

Kjo skenë është shoqëruar me të qeshura pa fund nga publiku ku të shumtë ishin ata që kërkonin që Katy Perry të ndalonte.

Nuk është rasti i parë që Katy ka një dashuri të madhe ndaj ushqimit. Sipas UsWeekly në një episod të American Idol të datës 25 mars, Katy ka konsumuar sallatë, pica dhe ushqime krokante.

Epo me gjithë ato energji që harxhon Katy Perry mesa duket e ka gjetur mënyrën e duhur për të qenë në formë.

Article Logic
Execution time: 0.0044100284576416