IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
''Çfarë më ke bërë?!''/ I punuan rreng, Jonida Maliqin e bëjnë të QAJË në mes të emisionit [FOTO]

''Çfarë më ke bërë?!''/ I punuan rreng, Jonida Maliqin e bëjnë të QAJË në mes të emisionit [FOTO]

Publikuar më: 12:55 06-02-2019

Jonida Maliqi fitoi këtë vit Festivalin e RTSH-së duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Para disa ditësh është publikuar lista e shteteve që do të konkurrojnë në dy netët gjysmë finale të Eurovizion, që do të mbahet në Tel Aviv dhe pas shortit që u hodh, Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese.

Por një surprizë “e pakëndshme” i ka ndodhur Jonidës mbrëmjen e kaluar teksa ishte e ftuar në studion e emisionit “Tempora” të moderuar nga Sonila Meço. Kjo e fundit kishte menduar një rreng për Jonidën, duke aktruar se duhet të bënte një lidhje direkte me gazetaren e cila në fakt ishte motra e këngëtares, Xhilda.

Biseda e plotë:

Sonila: Jonida unë të kërkoj ndjesë sepse ky është një televizion informativ dhe natyrisht përveç programacionit normal ne kemi dhe lajmet e momentit të fundit. Jonida të kërkoj ndjesë, do të rikthehem tek ty

Jonida: Po po, pa problem.

Sonila: Më njoftojnë ka ndodhur një ngjarje. Me kë jemi në lidhje? Nertila më dëgjon? Se dhe unë kam shumë pak informacion. Nertila mirëmbrëma! Ku ndodhesh aktualisht?

Xhilda: Mirëmbrëma! O Sonila po kam gjysmë ore që dua të flas me ty dhe ti rri merresh me tra-la-la aty.

Jonida: Çfarë? Se unë s’dëgjoj dot.

Sonila: Edhe njëherë të lutem, se nuk e kuptova batutën. Çfarë jam duke bërë unë?

Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty Sonila, ndërsa ti merresh me tra-la-la.

Sonila: Më fal, kujt po i referoheni në këtë rast?

Jonida: Kjo do jetë ndonjë gjë…

Sonila: Më thuaj ku je vendosur. Ku je? Çfarë ka ndodhur?

Xhilda: Ka ndodhur kjo ngjarje. Kam 30 minuta që lidhem me ty ndërsa ti merresh nuk e di me çfarë merresh.

Sonila: Po më thuaj ku je? Ja po merrem me ty tani. Po më thuaj kush je?

Xhilda: Si kush jam?

Sonila: Nuk po të kuptoj, je Nertila? Se Nertila nuk flet me këtë gjuhë. Unë e kam departamentin e informacionit, komunikojmë përditë.

Xhilda: Më fal Sonila, me kë je aty?

Sonila: Aktualisht, Jonida Maliqin.

Xhilda: Me Jonida Maliqin?

Jonida: Çfarë më ke bërë? Më ke bërë një rreng?

Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty ndërsa ti merresh me Jonida Maliqin? Me Jonida Maliqin merresh aty domethënë, me Eurovision-in e Jonida Maliqit.

Jonida: O zemra ime Xhilda. Xhilda sa herë më bën surpriza të tilla më bën për të qarë.

nide.jpg

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889