INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendojnë meshkujt dhe femrat për seksin në ditët e sotme? Shokon studimi i ri!

Çfarë mendojnë meshkujt dhe femrat për seksin në ditët e sotme? Shokon studimi i ri!

Publikuar më: 10:48 02-06-2017
Sipas intv.al është diskutuar shumë në lidhje me dëshirën seksuale te meshkujt dhe femrat.
Gjatë flirtimit, meshkujve i shkon më shumë në mendje të shkojnë në shtrat direkt, krahasuar me atë çfarë mendon një femër. Sipas një studimi të ri, meshkujt e kanë më shumë në mendje seksin sesa femrat. Meshkujt e shfaqin më dukshëm dëshirën e tyre për të kryer marrëdhënie seksuale, sidomos ata që janë single.
 
Studimi i udhëhequr nga Dr. Jungkeun Kim i Departamentit të Marketingut në Universitetin e Auckland, Zelanda e Re, ka thënë: "Gratë kanë reaguar ndaj   sinjaleve  seksuale të meshkujve, më negativisht”.
Nga ana tjetër, femrat e perceptojnë marrëdhënien seksuale si një aktivitet shumë i rëndë. Në mënyrë të veçantë, ato vlerësojnë më shumë dashurinë, përkushtimin, intimitetin, dhe besimin, si parakusht i marrëdhënieve seksuale. 
Rezultatet, po nga ky studim  tregojnë se, në mënyrë të veçantë, gratë janë më të fokusuara në marrëdhënie romantike në vend të  aktivitetit seksual fizik. Femrat,  sipas intv.al pavarësisht nga motivimi i çiftëzimit, supozohet të kenë një dëshirë relativisht të ulët për aktivitetin seksual rastësor.
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877