INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendojnë meshkujt për femrat që mbajnë prezervativ me vete

Çfarë mendojnë meshkujt për femrat që mbajnë prezervativ me vete

Publikuar më: 11:37 23-05-2017

Shumë femra mendojnë se të mbash prezervativ me vete nuk do të duket e hijshme para syve të meshkullit dhe se ata mund të paragjykojnë raste të tilla.

Por ne jetojmë në shekullin e 21-të dhe tashmë shumë femra mbajnë me vete prezervativ, duke i dhënë prioritet seksit të mbrojtur dhe për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por edhe duke u mbrojtur njëkohësisht nga një shtatzani e padëshiruar.

Nëse edhe ti ke vendosur të mbash prezervativ me vete, lexo më poshtë se çfarë mendojnë meshkujt lidhur me këtë temë, bazuar në një sondazh të Revistës Cosmopolitan:

Ja mendimet e tyre kryesore:

Ato kanë besim në vetvete: e dinë se çfarë duan dhe nuk druhen as nga seksualiteti i tyre

Ato kujdesen për veten e tyre: nuk e lënë mashkullin të vendosë për to, por i marrin vet masat dhe kujdesen për shëndetin e tyre

Ato janë të përgjegjshme: ato kujdesen të kenë seks të mbrojtur dhe marrin të gjitha masat e duhura

Ato janë të pregatitura për çdo situatë: ato nuk ja lënë veten e tyre në dorë vetëm mashkullit, por pregatiten pasi asnjëherë nuk i dihet

Ato janë pa komplekse: femrat e tilla janë pa komplekse dhe nuk prishin një natë vetëm për faktin se mashkulli ka harruar të marrë prezervativ

Pra, siç rezulton nga ky sondazh, meshkujt perëndimorë nuk e kanë fare problem nëse femra mban prezervativ me vete. Madje përkundrazi ata i vlerësojnë femrat e tilla si të emancipuara dhe të kujdesshme. Nga ana tjetër, kjo gjë atyre ju pëlqen pasi fundja nuk do të “ngelen në baltë” nëse ata kanë harruar të marrin masat mbrojtëse.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939