INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendojnë miqtë tuaj bazuar te shenja juaj e horoskopit? Zbulojeni të vërtetën!

Çfarë mendojnë miqtë tuaj bazuar te shenja juaj e horoskopit? Zbulojeni të vërtetën!

Publikuar më: 12:01 09-02-2017
Edhe miqtë tuaj fshehin disa gjëra në lidhje me ju.
Sipas intv.al jo të gjitha gjërat thuhen në një shoqëri, por në këtë artikull keni mundësinë të zbuloni se çfarë thonë miqtë tuaj për ju, bazuar te shenja e horosokopit.
 
1. Dashi
Njerëzit e shenjës së dashit kanë shumë ide për gjëra të ndryshme, por edhe të tjerët nuk duhet të mbeten pas. Miqtë tuaj mendojnë se duhet t’i lini edhe ata të japin mendimin e tyre. 
2. Demi
Demat janë tipa të rezervuar dhe nuk shprehen shumë. Miqtë e tyre mendojnë se duhet ta thyejnë këtë heshtje, sepse ndonjëherë është e nevojshme t’i dëgjojnë duke e shprehur më shumë veten e tyre.
3. Binjakët
Sipas intv.al binjakët duhet të mbajnë premtimet që japin. Miqtë tuaj mendojnë se duhet të përpiqeni ta mbani fjalën, sepse herën tjetër nuk do t’ju ftojnë askund.
4. Gaforrja
Gaforret nuk dinë ta kontrollojnë gjendjen e tyre emocionale. Miqtë tuaj mendojnë se ka ardhur koha të bëheni më të fortë për të menaxhuar më mirë ndjenjat tuaja. Sipas intv.al është e lodhshme të merresh në shumicën e kohës me problemet e gaforres.
5. Luani
Duhet të dini se bota nuk rretullohet rreth jush. Miqtë ju duan dhe mendojnë se ju jeni të mrekullueshëm, por edhe ata kanë jetën e tyre. Përpiquni të dëgjoni edhe të tjerët.
6. Virgjëresha
Virgjëreshat punojnë shumë me veten e tyre dhe dëshirojnë që edhe të tjerët të ndjekin mënyrën e tyre të jetës. Sipas intv.al, miqtë tuaj mendojnë se është mirë t’ju kenë pranë, por munduhuni t’i mbani kritikat për veten tuaj.
7.Peshorja
Miqtë tuaj e vlerësojnë dedikimin tuaj për të vendosur drejtësi dhe balancë në jetë. Gjithashtu, ata mendojnë se duhet të vendosni më shpejt për gjëra të ndryshme, sepse kjo do ndikojë për mirë në jetën tuaj.
8. Akrepi
Miqtë mendojnë se jeni energjikë dhe i jepni jetë bisedave, por keni diçka të keqe; dëshironi të kontrolloni çdo gjë. Mënyra juaj posesive për të kontrolluar jetën e të tjerëve i tremb pak miqtë tuaj.
9. Shigjetari
A mundeni dot të kontrolloni ritmin tuaj? Miqtë mendojnë se energjia pozitive dhe optimizmi që sjell një shigjetar është një ndër gjërat më të mira që ka si shenjë. Gjithashtu, duhet të tregoni kujdes me mënyrën si i shtyni miqtë t’ju ndjekin nëpër udhëtime dhe aventura.
10. Bricjapi
Një bricjap është serioz në punën e tij dhe nuk shkakton skandale në shoqëri. Por miqtë mendojnë se nuk mund të jenë të gjithë perfektë si ju.
11. Ujori
Ujorët janë shumë të veçantë dhe pak njerëz arrijnë t’i kuptojnë. Miqtë mendojnë se natyra juaj e ftohtë nuk i lejon të zbulojnë edhe më shumë karakterin tuaj unik. Mundohuni të mos jeni kaq të mbyllur me njerëzit.
12. Peshqit
Peshqit, sipas intv.al janë artistë dhe gjithmonë mendojnë për të tjerët, por miqtë mendojnë se ndonjëherë jeni pak të hallakatur. Mundohuni të fokusoheni më shumë te miqtë tuaj. Këtë gjë nuk e bëni qëllimisht, por sërish tregoni më shumë kujdes.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717