INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Psikologji/ Çfarë mendojnë në të vërtetë djemtë për vajzat e zgjuara

Psikologji/ Çfarë mendojnë në të vërtetë djemtë për vajzat e zgjuara

Publikuar më: 16:14 02-08-2018

Meshkujt kanë frikë të përballen me femrat e zgjuara.

Në këtë përfundim kanë arritur psikologët në Universitetin Buffalo në SHBA, të cilët thonë se kanë zbuluar se djemtë i konsiderojnë vajzat e zgjuara tërheqëse , por kjo ndodh vetëm në teori.

Studimi sqaron se distanca psikologjike i bën gratë inteligjente më tërheqëse. Psikologët vunë re se djemtë shpreheshin se e pëlqenin në vajzë që është më e zgjuar, por kur përballen më to ata tremben. Kjo i bën që meshkujt të harrojnë impaktin dhe tërheqjen e parë dhe të vendosin të largohen.

Studimet e mëparshme të tërheqjes kanë treguar se afërisa e bën dikë më tërheqës, por analiza e psikologëve të Universitetit amerikan zbuluan të kundërtën e faktit se djemtë tërhiqen nga vajza më të zgjuara të paktën kur ata e pranojnë një gjë të tillë.

Rreth 650 persona morën pjesë në studimin amerikan. Kur djemve iu tha se do të takonin një vajzë të zgjuar ata shprehën dëshirën për ta njohur.

Dhe kur u vendosën përballë ata u treguan pak të interesuar për të biseduar me të për më tepër kur ajo mbizotëronte.

Psikologët nënvizuan se djemtë që ndërverponin me një vajzë më të zgjuar se ata këta të fundit ndjenin veten më inferior cka ndikonte edhe në sjelljen e tyre, të mos e konsideronin tërheqëse një vajzë të zgjuar sikundër pretendonin para eksperimentit.

Shkëputja shpjegojnë ekspertët mund të jetë midis asaj se si ndihen kur ka 'distancë psikologjike' dhe si ndihen ata në situatat ku bëhet 'krahasimi shoqëror'.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061