“Dasma” e Kiarës dhe Luizit brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Albania" është komentuar nga të gjithë dhe kishte ardhur moment të flisnin edhe "njerëzit e nuses". Të ftuara në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, kanë qenë tezja dhe shoqja e ngushtë e Kiarës të cilat kanë treguar si e kanë pritur këtë moment.
Dy nga personat më të afërt të moderatores, kanë treguar si Kiara nuk bën asgjë nëse nuk e djen dhe se Luizi është shembulli i mashkullit që cdo vajzë do të donte.
“Unë e shoh shumë mirë Kiarën, nuk dua të flas për më shumë se ajo do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secila ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë “Big Brother” Kiarës", u shpreh tezja e Kiarës.
“Momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëjë se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të “Disney” kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve", u shpreh shoqja e ngushtë e Kiarës, moderatorja Liesa Haxhiasllani.