INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendojnë njerëzit për Inteligjencën Artificiale?

Çfarë mendojnë njerëzit për Inteligjencën Artificiale?

Publikuar më: 12:00 05-08-2019

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithmonë e më shumë nga njerëzit në mbarë botën, por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë mendojnë njerëzit rreth ketij zhvillimi të madh teknologjik?

Sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos, 20 mijë persona nga 27 vende të botës janë të mendimit se Inteligjenca artificiale duhet të jetë objekt i një studimi më të thelluar. Po ashtu këta njerëz kanë shqetësime që i vijnë nga përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, siç është privatësia dhe siguria e të dhënave të tyre.

Analizuesit e sondazhit të kryer nga Ipsos shprehen se shqetësimi për përdorimin e gjerë të teknologjisë ndahet sipas gjinisë, moshës, nivelit të të ardhurave dhe të dhënave demografike arsimore.

Nga sondazhi doli se, në përgjithësi, më shumë se 40% e të intervistuarve janë të shqetësuar për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, 32% të pavendosur dhe 27% nuk ishin të shqetësuar.

Thuajse gjysma e personave të intervistuar deklaroi se kompanitë që përdorin Inteligjencën Artificiale duhet të kontrollohen më rreptësisht, ndërsa vetëm 20% nuk është dakord me këtë.

Përsa i përket përdorimit të Inteligjencës artificiale nga qeveria, 40% e të intervistuarve shprehen se duhet të jetë i kufizuar.

Duket se pas skandaleve dhe thirrjeve të njëpasnjëshme të ekspertëve të teknologjisë lidhur me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale, frika tek përdoruesit është rritur.

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729