Kandidati për president, Donald Trump, njihet për qëndrimin e tij ndaj emigrantëve. Në dhjetor të vitit të kaluar, pas sulmeve në San Bernardino, Trump pati deklaruar se nëse do të zgjidhej president, do të ndalonte hyrjen e emigrantëve myslimanë në SHBA.
Por në lidhje me kryebashkiakun e sapozgjedhur të Londrës, ai ka një mendim tjetër.
“Gjithmonë ka përjashtime”i ka thënë Trump gazetës “New York Times”, duke shtuar se ishte i lumtur me zgjedhjen e Sadik Khan-it si kryetar bashkie i një kryeqyteti perëndimore, sepse “ai do të jetë një shembull”.
“Mendoj se nëse bën një punë të mirë, ai do të jetë një shembull. Do të ishte diçka e shkëlqyer nëse ai e bën mirë punën që i është ngarkuar”, ka shtuar Trump.