Rozana Radi është një ndër personazhet më të njohur të ekranit shqiptar. Ajo njihet në disa fusha si muzikë, aktrim, biznes dhe televizion.
Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme, po ashtu është edhe padyshim një humoriste e denjë.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shpesh herë organizon dhe rubrikën e pyetjeve nga ndjekësit e saj.
Dhe një nga pyetjet kishte të bënte dhe me origjinalitetin e moderatores.
“Je e vetmja që ke ruajtur origjinalitetin në trup dhe në fytyrë. Çfarë mendimi keni për manikinat?” - ka pyetur një ndjekëse.
“Mendoj që kanë qënë viktima të një dore jo profesioniste”- i’a ka kthyer Rozana duke thumbuar koleget e saja.