INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendon për lidhjen e vajzës me Eros Grezdën? Ja si përgjigjet e ëma e Oriolës: Nuk më…

Çfarë mendon për lidhjen e vajzës me Eros Grezdën? Ja si përgjigjet e ëma e Oriolës: Nuk më…

Publikuar më: 10:34 16-11-2020

Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj ka folur për marrëdhënien e bijave të saj teksa ishte e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”. Jakaj u shpreh e lumtur për zgjedhjet që kanë bërë vajzat e saj, një prej të cilave është edhe modelja Oriola Marashi.

Megjithatë me siklet ka shtuar se të bijat ia kanë ndaluar që ajo të flasë për jetën e tyre.

“Unë jam e lumtur me zgjedhjet e të dy vajzave të mia, por vetëm kaq mund të them. Nuk më lejohet më tepër. Të lutem vetëm kaq mund të them, jam shumë e lumtur me zgjedhjet e tyre,”-u shpreh ajo.

Modelja Oriola Marashi është prej kohësh në një marrëdhënie me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281