INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendon për Luizin tani që je jashtë 'BBVA'? Ja si përgjigjet Kristi

Çfarë mendon për Luizin tani që je jashtë 'BBVA'? Ja si përgjigjet Kristi

Publikuar më: 16:35 01-07-2023

Ish-finalisti i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Teksa u ka kërkuar fansave që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, ai nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje. E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Çfarë mendon për Luizin tani që je jashtë?”, e ka pyetur dikush.

Kristi ka vendosur që t’i përgjigjet shumë shkurt: “Asgjë nuk ka ndryshuar”, duke lënë të kuptohet se mendon njësoj sikur ka qenë brenda shtëpisë së BB VIP.

 

Kujtojmë se Kristi dhe Luizi kanë pasur një raport me ulje dhe ngritje në shtëpinë e reality show-t, ku nuk kanë munguar as debatet e forta mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441