Oriola Marashi dhe Klaudia Pepa shpesh herë me provokimet e tyre bëhen kryetemë në median rozë shqiptare. Por e kishit menduar ndonjëherë se vajzat njihen më parë?
Epo këtë na e tregojnë edhe mamatë e dy vajzave seksi. Të dyja shihet të kenë një marrëdhënie të mirë mes familjeve të tyre sidomos vajzave, pasi ishte mami i Klaudias, ajo që e komplimenton Oriolën nëpërmjet një fotoje që mami i modeles, Xhoi Jakaj ka postuar në Insta.
“Nga kjo foto merr kuptim fjala BUKURI!!!”, shkruan mami i Klaudias, teksa Xhoi ia kthen “Zemër je”./intv.al/