INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh kur ju nuk e vendosni telefonin tuaj në airplane mode?

Çfarë ndodh kur ju nuk e vendosni telefonin tuaj në airplane mode?

Publikuar më: 17:36 08-04-2016

Kjo nuk do ta rrëzojë aeroplanin por mund të shqetësojë pilotët. Disa pasagjerë gabimisht besojnë që sinjali i telefonit mund të shkaktojë përplasje të aeroplanit. Ekspertët thonë se teknologjia po bëhet gjithnjë e më e besueshme dhe e sigurtë. Një sinjal telefoni mund të ndërhyjë në komunikimet me radio në kabinë. Pasagjerëve u thuhet vazhdimisht për të vënë telefonat në airplane mode, por çfarë ndodh nëse ata nuk e bëjnë?  Ekziston besimi që sinjali i një telefoni mund të ndërhyjë në sisteme të rëndësishme elektrike ose të telekomunikacionit në kabinë, por a është i aftë për të shkaktuar përplasjen e një aeroplani?

Shumica e kompanive të fluturimeve nuk i lejojnë pasagjerët të përdorin telefonat e tyre për të bërë telefonata ose të dërgojnë mesazhe me tekst, në ajër, nga shqetësimet mbi sigurinë ose komoditetin e të gjithë bordit.

Ndalimi i përdorimit të telefonave erdhi si pasojë e frikës së radio frekuencave të emëtuara nga telefonat që mund të sjellë mos funksionimin e sistemit elektronik të aeroplanit.

Ky nuk është një problem për telefonat e rinj. Pasagjerët janë të lejuar të përdorin pajisjet e tyre elektronike, duke përfshirë smartphones dhe tableta, gjatë gjithë kohëzgjatjes së fluturimit,  për aq kohë sa ata janë vendosur në flight mode. Megjithatë rregullat ndryshojnë nga linja ajrore.

Article Logic
Execution time: 0.0017139911651611