INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh me ju nëse kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual

Çfarë ndodh me ju nëse kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual

Publikuar më: 18:13 12-03-2017

Nëse po kërkoni për një mënyrë se si ta mbani lëkurën tuaj të re dhe të freskët pa grumbulluar kimikate toksike, përdorimi i disa ilaçeve natyralë mund të sjellë një diferencë të habitshme në pamjen e lëkurës.

Por, kur bisedojmë rreth seksit gjatë ciklit menstrual, ne nuk i mbulojmë gjithnjë të gjitha detajet. Po, orgazma mund të lehtësojë dhimbjet e barkut, por janë edhe disa gjëra që nuk përmenden asnjëherë gjatë kësaj periudhe menstruale. Ja 7 gjërat që askush nuk ju ka treguar në lidhje me seksin gjatë ciklit.

Ju duhet të përdorni një prezervativ

Edhe nëqoftëse jeni në një marrëdhënie të përkushtuar, monogame, përdorimi i prezervativit është një domosdoshmëri për ju. Jo vetëm që ju siguron pastrim më të lehtë, por edhe ul mundësinë për kontraktimin e bakterieve. Gjaku në përgjithësi është një medium për bakterie.

Lloji i pozicionit ka shumë rëndësi

Duhet të zgjedhni pozicionin tuaj me shumë kujdes. Për shembull, pozita misionare është më e përshtatshme për ju, nga perspektiva gravitacionale. Mendoni rreth kësaj, nëse jeni në krye, ka më shumë gjasa që të keni rrjedhje të gjakut se sa kur jeni të shtrirë me partnerin mbii – është thjeshtë matematikë themelore. Pra nëse doni të kufizoni sasinë e gjakut gjatë seksit me cikël, seriozisht mendoni rreth pozitave të volitshme seksuale.

Seksi në dush është i mahnitshëm vetëm në teori

Disa nga pacientët e Dëeck kanë pohuar se kanë provuar seksin në dush vetëm që t’i shmangin pecetat nga mbulimi me gjak, por që kanë përfunduar se seksi në dush mund të jetë i mirë vetëm në teori. Për fillestarët është paksa e rrezikshme praktikimi i seksit të tillë sepse mund të jetë i rrëshqitshëm, rrjedhja e gjakut mund të përfundojë ngado në këmbët tuaj dhe të rrëshqitni. Pra, është më mirë të qëndroni në ndonjë sipërfaqe të sheshtë dhe të vendosni një peshqir nën juve.

Ju mund të ngelni akoma shtatzënë

Nëse jeni me cikël menstrual, atëherë keni ovuluar dy javë më parë dhe nuk ngelni shtatzënë. Më këtë nënkuptohet se periudha e pjellorisë ka kaluar. Por, problemi qëndron se shumica e femrave kanë cikle të parregullta, kështuqë nëse nuk e dini saktësisht se kur i keni menstruacionet dhe periudhën ovulative, atëherë ekziston rreziku për këtë. Përveç kësaj, ju duhet të përdorni patjetër prezervativ siç është përmendur në fillim.

Mund t’i bëjë gjërat vërtetë intime

Natyrisht, seksi gjatë ciklit menstrual është i ndryshëm për të gjithë. Për disa njerëz, ky lloj seksi nuk është shumë i përshtatshëm sepse kërkon që të njihni mirë partnerin, të keni besim dhe nivel të lartë të rehatisë. Dhe, ekspozimi me lëngjet trupore të dikujt tjetër, mund të krijojë një lloj intimiteti që nuk mund ta keni me këdo.

Mund të shkurtojë ciklin tuaj menstrual

Kur flasim për seksin gjatë ciklit ne zakonisht trajtojmë ndjesinë dhe logjikën e mbajtjes së gjakut sa më minimal që të jetë e mundur, por që priremi të anashkalojmë pikën kryesore: kjo mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ciklit tuaj menstrual.

Me çdo kontraktim e cila vjen si pasojë e orgazmës, gjau mund të largohet apo përjashtohet nga mitra, që nënkupton se sa më shumë orgazma rezultojnë në më shumë kontraktime dhe përjashtim të gjakut. Dhe ja pra, menstruacionet mund të shkurtohen për disa ditë.

Ndjeheni vërtetë mirë

Përveç përfitimeve të seksit gjatë ciklit, si zbutja e dhimbjeve, ju mund të ndjeheni vërtetë mirë. Pse? E pra, për shumicën e femrave ato ndjehen me shumë epsh gjatë kësaj periduhe, dhe kjo është diçka që njerëzit nuk e përmendin mjaftueshëm. Gjithashtu, për shkak se jeni me menstruacione, ju nuk keni nevojë për lubrifikim, kështuqë gjërat janë me të vërtetë të rrëshqitshme dhe argëtuese. Madje, edhe nëse nuk arrini orgazmë, seksi gjatë ciklit është sërish i këndshëm.

Pra, me anë të këtyre 7 këshillave ju mund të keni parasysh disa gjëra nëse provoni seksin gjatë ciklit menstrual dhe padyshim përvojat janë të ndryshme nga secili prej nesh…

Article Logic
Execution time: 0.0024080276489258