INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh mes Argita Malltezit dhe Taulant Ballës?

Çfarë ndodh mes Argita Malltezit dhe Taulant Ballës?

Publikuar më: 13:02 11-03-2016

Argita Malltezi, vajza e Ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Taulant Balla janë “takuar” jo rradhë herë sëbashku përpara trupit gjykues. Akuza e shpifjes është ajo që i ka “bashkuar” Malltezin dhe Ballën në Gjykatë. Prej dy vitesh Argita Malltezi dhe Balla janë përballur në gjykatë për 18 seanca, ndërsa një ditë më parë është dhënë vendimi final. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga selia e Partisë Socialiste thuhet:

“Deputeti Taulant Balla fiton gjyqin për shpifje me Argita Berishën. Gjykata e Apelit me një trupë gjykimi të kryesuar nga Zamir Poda ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë mbi padinë për shpifje të Argita Berishës. Në këtë trup gjykuese bënte pjesë edhe Agim Bendo.

Deputeti Taulant Balla kishte akuzuar Argita Berishës për korrupsion në rastin e biznesmenit Zafar Ansar për 3 milionë euro. Gjithashtu edhe për pagesat 144 milionë lekë në vit si pedagoge”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Argita Malltezit, e cila shprehet jo pak e çuditur ndaj këtij vendimi, në një seancë e cila sipas saj nuk është zhvilluar në orarin e lajmëruar.

“Sot Kolegji i Gjykatës së Apelit ka vendosur rikthimin për rigjykim të shpifjes se deputetit Balla ndaj meje. E kam të pamundur të komentoj mbi shkaqet, pasi në një rast të paprecedent në njohuritë e mia, gjykata u angazhua në një akt fallsifikimi dhe ende nuk jam njohur me arsyet mbi të cilat bazohet vendimi, por në përgjigje të deklaratës për shtyp të PS sqaroj sa më poshtë:

Që kur ka nisur shqyrtimi në Apel i ankesës së Ballës, para gati dy vjetësh, janë zhvilluar një maratonë prej 18 seanca, 14 prej të cilave janë shtyrë me kërkesa krejtësisht të pathemelta të Ballës. Kjo ndodhi edhe seancën e kaluar, në të cilën Taulant Balla kërkoi shtyrje; trupi gjykues iu bind kërkesës dhe caktoi seancën e rradhës: Me 10 Mars, ora 12.50.

Sot, në mënyrë krejt të papritur trupi gjykues u mblodh në ora 10.50 dhe shpalli vendimin. Unë nuk isha e përfaqësuar, pasi njoftimi në sallën e gjyqit ishte dhënë për në orën 12.50.

Për të justifikuar zhvillimin e seancës dy orë më herët se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur në dosje një procesverbal me orar të ndryshuar, por ky fallsifikim provohet nga sistemi i rregjistrimit audio të seancës. Gjyqtari Poda dhe sekretarja pohojnë në mënyrë të përsëritur në këtë regjistrim audio orarin e seancës së sotme në ora 12.50. Në sfondin audio dëgjohet  Taulant Balla që bie dakort me orarin 12.50.

Në seancën e sotme, me orar të manipuluar në 10.50, ka qënë prezent vetëm Taulant Balla.

Balla ka arsye të shqetësohet për shpifjet dhe të bëjë zhurmë për të mbuluar falsifikimet, por e ftoj që të ruajë qetësinë dhe avokati i tij t’i shpjegojë se nuk ka gjykatë që mund ta konsiderojë të vlefshëm vendimin e dhënë këtë të enjte nga Apeli. Sikundër garantoj që shkeljet e kolegjit gjyqësor do t’i ndjek ligjërisht në mënyrën me rigoroze”.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883