INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh në mendjen e femrave para seksit

Çfarë ndodh në mendjen e femrave para seksit

Publikuar më: 12:08 14-03-2017

Natyra e femrave ka komplekset e veta.

Për seksin flitet shumë, shkruhet shumë, por ajo që ndodh poshtë çarçafëve mbetet një eksperiencë tejet intime. Çdo femër e përjeton sipas mënyrë së saj, por ndonjëherë teksa flisni me shoqet apo me të besuarat tuaja kuptoni që ka diçka që ju lidh me eksperiencat e tjera, janëfrikërat dhe komplekset para seksit. Këto frikëra thjesht ekzistojnë në mendjen tuaj, por shpeshherë ju pengojnë të shijoni seksin dhe të përjetoni orgazmën. Disa nga komplekset kryesore janë:

 Nuk kam trup të bukur: Shumë femra e lejojnë veten të përfshihen nga frika, ankthi dhe kompleksohen nga forma e tyra fizike. Qetësohuni, partneri juaj nuk është matësi i atyre cm-ve tek barku apo kg-ve tek ijet. Ai është me ju sepse ju pëlqen me të mirat dhe të metat tuaja. Mos harroni, askush nuk është perfekt.

S'marr vesh fare nga seksi: Një fjalë e urtë popullore thotë ''Sa të rrosh, do të mësosh'', por nuk është ky thelbi. Një raport bazohet në dashuri, epsh, pasion, ndjenjë, nuk është një ekuacion me shifra. Ndihuni të lirshme dhe shijojni seksin pasi për të kënaqur veten e partnerin nuk kërkohet shumë përvojë, por shumë pasion.

Ka diçka që s’shkon: Nëse gjatë seksit nuk ndiheni komode me diçka është mirë t'ia thoni partnerit pasi kënaqësia duhet të jetë e ndërsjellë. Është më mirë të flisni dhe të gjeni të dy bashkë një zgjidhje.

Po sikur? Nëse para aktit ju kap paniku i incidenteve të mundshme, të tipit: Po sikur të çahet prezervativi? Po sikur të mbetem shtatzënë? Po sikur atij mos t’i pëlqejë seksi me mua? Lërini pyetjet mbrapa, pyetjet e tepërta nuk kanë kuptim.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432