IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Çfarë ndodh nëse përdorni vazhdimisht aspirinën

Çfarë ndodh nëse përdorni vazhdimisht aspirinën

Publikuar më: 10:23 04-03-2016

Të marrësh rregullisht aspirinë për një periudhë të gjatë redukton ndjeshëm rreziqet nga kanceri kolorektal (i zorrës). Ky është përfundimi i një studimi amerikan i botuar në “Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, Okologji”. Në studimet theksohet se pas analizave të kryera ka rezultuar që aspirina ka veti anti-kancerogjene.

Gjithashtu përdorimi i aspirinës mund të jetë një element me aftësi parandaluese të koloskopisë dhe të teknikave të tjera të ekzaminimit, pa qenë e nevojshme që t’i nënshtroheni.

“Tashmë ne mund t’i rekomandojmë një numri të madh personash të marrin parasysh përdorimin e aspirinës për të reduktuar rreziqet e kancerit kolorektal”, deklaroi Dr. Andrew Chan, shef i njësisë së epidemiologjisë klinike në spitalin e përgjithshëm të Masaçusets, një nga autorët kryesorë të këtij studimi.

Megjithatë, theksoi ai, “në këtë stad, ne nuk jemi në gjendje që të bëjmë një rekomandim të përgjithshëm për përdorimin e aspirinës për parandalimin e të gjitha formave të kancerit”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553