INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Atdheu kthehet në Përputhen, por shoqërohet në POLICI!

Çfarë ndodhi?! Atdheu kthehet në Përputhen, por shoqërohet në POLICI!

Publikuar më: 09:34 13-04-2021

Konkurrenti shumë i komentuar i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, duket se së fundmi ka pasur probleme me policinë. Burime për “Iconstyle.al” kanë filmuar konkurrentin në bulevardin e Tiranës, teksa ishte ndaluar nga policia e qytetit dhe po i bëhej një kontroll. Të njëjtat burime kanë treguar se Atdheu është shoqëruar më pas në polici, mirëpo ende s’e dimë ç’ka ndodhur më tej me konkurrentin.

Pas kërkesës së vajzave dhe dëshirës së publikut, Atdheu u rikthye sërish në “Për’puthen” ditën e djeshme. Ai do të zhvillojë së shpejti një takim të plotë me Antonelën, pas takimit 4 minutësh që patën një javë më parë në studio. Mirëpo ky rikthim i Atdheut nuk u prit shumë mirë nga disa djem të tjerë, sidomos nga Blerimi, që ka pasur disa takime me Antonelën.

 dag.png

 

 

Me rikthimin e djalit nga Gjakova, ai u shpreh se nuk ka asgjë kundër Atdheut, por nuk i pëlqejnë lojërat që ai bën me Antonelën dhe të dy i cilësoi si njerëz manipulues.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256