INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Atdheu shpërthen në lot në emision, Melisa reagon në këtë mënyrë!

Çfarë ndodhi?! Atdheu shpërthen në lot në emision, Melisa reagon në këtë mënyrë!

Publikuar më: 10:30 21-01-2021

Ditën e djeshme Atdheu bëri një rrëfim ndryshe dhe që nuk pritej aq lehtë nga ai dhe misteri që fsheh si individ. Gjatë takimit me Melisën, Atdheu tregoi një histori të dhimbshme në jetën e tij, që nuk e kishte përmendur më parë. Gjithçka nisi pas një tatuazhi që kishte në shpinë “Lolly till I die”. Atdheu tha se disa kohë më parë ka humbur një njeri shumë të rëndësishëm në jetën e tij, i cili kishte nderuar jetë në një aksident. Ai u përlot në studio, kur filloi të fliste për mikun e tij, ndërsa tha se ka përjetuara shumë humbje dhe se pikërisht kjo ka bërë që ai sot të sillet më ftohtë dhe të jetë më i mbyllur.

"Është një njeri shumë i rëndësishëm për mua, që ka ndërrua jetë në një aksident. Ka qenë gjithçka për mua, prej tij kam çdo gjë sot. Kam përjetuar shumë humbje dhe ndaj sot jam pak si i mbyllur, si i ftohtë. Ka qenë shumë i ri, vetëm 34-vjeç.", deklaroi Atdheu. 

Teksa Atdheu rrëfeu mes lotësh këtë histori të trishtë nga jeta e tij, Melisa u ngrit për t’i dhuruar një përqafim të ngrohtë.

maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264