INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Beatrix dhe Anxhelina reagojnë për herë të parë për sherrin mes tyre: M’kishte bërë unfollow…[FOTO]

Çfarë ndodhi? Beatrix dhe Anxhelina reagojnë për herë të parë për sherrin mes tyre: M’kishte bërë unfollow…[FOTO]

Publikuar më: 08:46 09-09-2019

Një vit më parë kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj filluan një konflikt mes tyre, si rrjedhojë e të cilit ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale, ku dikur bënin namin me fotot e tyre.

Siç u tha në media të ndryshme, arsyeja e konfliktit mes tyre, ishte shoku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri Ariel. Sipas tyre, Beatrix i kishte kërkuar Arielit që ta ndihmonte me karrierën në Amerikë dhe Anxhelinës nuk i kishte pëlqyer kjo për shkak të xhelozisë.

Por deri më tani, askush nga familja e tyre dhe as ato vetë, nuk kishin reaguar mbi aludimet dhe lajmet që kanë qarkulluar prej një viti. Derisa, ditën e sotme, duke postuar disa video ku shfaqen së bashku në makinë, këngëtaret kanë ironizuar të gjithë situatën.

“Me gocën e tezes që më kishte bërë unfollow”, ka shkruar Anxhelina mbi videon e postuar.

Ndërkohë këtë postim të saj, Beatrixi e ka ripostuar në Instastory duke shkruar:

“Me gocën e tezes që nuk më linte të marr frymë, që i thoshte Arielit mos t’më ndihmonte. Hahahaha. Kush i ka shpik këto histori”. 

lina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223